Renia e flokeve eshte e perhapur ne menyre te vecante ne periudhen e pranveres.Shumica vuajne nga renia e flokeve, qe pervec se ne pamjen fizike, ndikon edhe ndaj vetebesimit. Por, disa produkte ne ushqim jane te shkelqyeshme ne perforcimin e flokut dhe ne parandalimin e renies se tyre. Ja disa prej tyre:
Proteina
Kryesisht edhe floket jane te krijuara nga proteinat, prandaj eshte e sugjeruar konsumimi i ushqimit te pasur me proteina. Megjithate, keni kujdes – ushqimi me shume yndyre mund ta rrise nivelin e testosteronit qe e pershpejton renien e flokeve. Prandaj zgjidhni proteina te shendetshme si peshkun, melcine, kackavallin dhe djathin me pak yndyre, veze, bajame, qumesht nga soja, fasule dhe jogurt.
Ushqim te pasur me hekur
Hekuri luan rol te rendesishem ne prodhimtarine e hemoglobines, me sakte pjesa prej gjakut qe dergon oksigjen deri ne organet dhe indet. Prandaj duhet ta mbani hemoglobinen, dmth. hekurin, ne gjendje stabile me ushqim te pershtatshem.
Frutat e thata (ne vecanti rrushi i thate), leng prej vishnje, dritherat, jane shume te rendesishme per shendetin e trupit tuaj dhe per floket tuaj. Vitamina C e rrit thithjen e hekurit ne organizem, dhe keshtu ngrenia e frutave si portokaj, luleshtrydhe apo limona duhet te jete shprehi e perditshme nese qellimi juaj eshte parandalimi i renies se flokeve.
Ushqim i pasur me zink
Zinku eshte i rendesishem ne luften me renien e flokeve. Ka rol kryesor ne kryerjen e disa funksioneve te lehta, por edhe balancimin hormonal.
Zinku eshte i pergjegjshem per rolin e gjendrave qe jane te ngjitura afer folikulave te flokut. Do ta gjeni ne mishin e kuq, mishin e shpezeve, ne prodhimet e detit si gaforret apo molusqe. Kombinoni keto produkte ne ushqimin e perditshem dhe shpejt do ta vereni efektin e ushqimit te shendoshe.
31.10.2012
Burimi: InfoAlbania