Urimi i veçantë i Monika Kryemadhit për të bijën: “Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë”.
Familja presidenciale sot ka festë pasi e vogla e familjes, “zonja e parë” e vendit ka ditëlindjen.
13 vjet pas ardhjes së saj në jetë mami Monika i ka rezervuar fjalët më të bukura në këtë ditë të shënuar, që vetëm një nënë mund t’i thotë.
Urimi i veçantë i Monika Kryemadhit për të bijën: Je një Erë e re…
“Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë.
Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo.
Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti.
Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël!”- ka shkruar Kryemadhi.
16.02.2018