Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë nxënësit, por veçanërisht fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës ditën e sotme.
Urimi i Monika Kryemadhit për nxënësit: “Fillon sot për ju…
Ja çfarë shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale:
“Uroj me zemër suksese për të gjithë fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Fillon sot për ju një rrugë e re në përballjen me jetën, me mësime, por dhe shumë sfida e mundime, udhërrëfyes e bashkëudhëtarë do të keni mësuesit, që do ju japin dorën dhe dijen për të kaluar vështirësitë përpara.
Uroj gjithashtu suksese për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor!”.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
17.09.2018