Ura Vajgurore:Rreh bashkëshorten, arrestohet nga policia. Një grua e dhunuar ka marrë guximin të denoncojë burrin e saj. Shkaku, pasi i shoqi e rrihte vazhdimisht. Sipas burimeve zyrtare të policisë bëhet e ditur se u arrestua në flagrancë shtetasi K.Ç. Ai është 59 vjeç, banues në Ura Vajgurore.
Ura Vajgurore: Rreh bashkëshorten, arrestohet nga policia
Shkaku i arrestimit, pasi më datë 03.09.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases M.Ç., vjeçe 56. Ndaj tij rëndon akuza e dhunës fizike në çift. Në gjykatë, sipas specialistëve penalistë,59 vjeçari do të gjykohet sipas Nenit 130/a, të Kodit Penal.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi