Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»SOCIALE»Universiteti i Tiranës shpall 500 vende bosh
Universiteti i Tiranës shpall 500 vende bosh

Universiteti i Tiranës shpall 500 vende bosh

8 vite më parë Komento

Ministria e Arsimit vendos datat për regjistrimet e kandidatëve vijues

universitetet shqiptare lajm-shqipUniversiteti i Tiranës ka shpallur dje zyrtarisht rreth 500 vende bosh. Të gjitha këto janë kuota të paplotësuara në fakultetet e UT-së, si dhe në filialet e universitetit më të madh të vendit në rrethe. Numrin më të madh të kuotave të paplotësuara e ka Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 94 kuota dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës, me 92 kuota të paplotësuara. Në filialet e Universitetit të Tiranës rezulton të jenë plot 80 kuota të paplotësuara. Të drejta studimi të paplotësuara me shumicë gjejmë edhe në Fakultetin e Ekonomikut.
Në degët histori dhe filologji kanë mbetur pa u plotësuar 18 të drejta studimi, në Fakultetin e Shkencave Sociale janë bosh 44 kuota dhe në degën infermierisë janë të parealizuara 41 të drejta studimi.
Në degët e preferuara drejtësi apo mjekësi, sipas Universitetit të Tiranës, ka sërish vende bosh, për të cilat kandidatët për studentë dhe familjarët e tyre po presin me padurim çeljen e regjistrimeve për fazën vijuese të renditjes së fituesve.
Kështu, në degën e mjekësisë ka 21 vende të lira kurse në degën e drejtësisë rezulton të ketë 33 vende bosh.
Fakulteti Ekonomik ka 63 vende vakante. Më shumë vende bosh rezulton të ketë dega financë dhe biznes, me 22 kuota dhe më pas vjen dega ekonomiks me 10 kuota dhe dega e informatikës ekonomike me 9 kuota.
Të gjitha universitet e vendit kanë përgatitur relacionin e vendeve vakante për ta dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës. Më pas, dikasteri firmos edhe udhëzimin për çeljen e fazës vijuese të regjistrimeve, duke orientuar kandidatët e tjerë që kanë marrë më pak pikë se fituesit e parë, por që nuk qëndrojnë tepër larg me arritjet dhe vlerësimet e paraardhësve.
Rishpërndarja e vendeve vakante në faza të tjera të regjistrimit është proces i miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, që në fillim të aprovimit të kuotave, ndarjeve të kategorive, tarifave shkollore dhe përjashtimeve për disa nëngrupe të veçanta.
Sakaq, universitetet e tjera të vendit janë në fazën e përpunimit të të dhënave dhe pritet që ditët e ardhshme pas mbledhjes së kuotave bosh në të gjitha institucionet e arsimit të lartë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës të japë edhe numrin total të të gjitha vendeve të lira nga faza e mëparshme e regjistrimit.
Këtë vit, regjistrimi i kandidatëve fitues është bërë on line nëpërmjet një sistemi të dhënash të informatizuara. Për rastet e gabimeve dhe paqartësive në hedhjen e detajeve personale, studentët e shpallur fitues janë paraqitur për të bërë regjistrimin manual pranë sekretarive të fakulteteve në vend.
 
Tabelë
Kuotat bosh
Histori-Filologji    18 kuota
Shkencat e Natyrës   92 kuota
Gjuhët e Huaja       94 kuota
Shkencat Sociale           44 kuota
Mjekësi              21 kuota
Infermieri           41 kuota
Drejtësi             33 kuota
Filialet e UT-së           80 kuota
Fakulteti Ekonomik
Informatikë ekonomike 9 kuota
Ekonomiks  10 kuota
Biznes     22 kuota
Financë    22 kuta
Total      63 kuota
 
Formulari A3
Përjashtohen degët “elitare”

Në garë, 4100 kandidatë. Dokumenti zbardhet këtë javë

Pas përfundimit të procesit të regjistrimeve për fazën e dytë të fituesve, të rinjtë që nuk e kanë gjetur kodin e identifikimit në asnjë prej listave do të kenë në duar formularin A3, shansi i fundit që do t’u jepet për të qenë student në një prej fakulteteve të vendit. Në formularin A3 do të listohen vetëm ato degë të cilat kanë numër të konsiderueshëm të vendeve vakante, për shkak se nuk kanë qenë shumë të kërkuara nga maturantët.
Duke iu referuar të dhënave zyrtare që publikon Agjencia Kombëtare e Provimeve, numri i vendeve të lira arrin në 4100 në të gjitha fakultetet e vendit, kuota që do të realizohen pas plotësimit të formularit A3. E megjithatë, aktualisht nuk dihen ende se cilat do të jenë degët, mbi bazën e të cilave do të hartohet ky dokument, ndërsa pritet që formalitetet e nevojshme të shpallen në ditët në vijim. “Për të gjithë studentët të cilët nuk janë pjesë e listës përfundimtare të fituesve do të ketë një fazë të dytë me formularin A3, i cili do të bëhet publik këto ditë. Me publikimin e tij do të zbardhen edhe procedurat e plotësimit, që do të bëhen online, njësoj si formulari i preferencave”, tha Edlira Late, drejtoresha e Arsimit të Lartë Publik e Privat, në Ministrinë e Arsimit. Sipas të dhënave të deritanishme, mësohet se degët që janë listuar në formularin A3,
janë ato ku kërkesat e kandidatëve kanë qenë më të pakta krahasuar me degët elitare, si mjekësi, stomatologji, farmaci apo drejtësi.
Specialistët e arsimit bëjnë me dije se Universiteti i Tiranës renditet i pari për numrin e lartë të regjistrimeve, ndërsa numri më i ulët regjistrohet në Universitetin e Gjirokastrës.
17.10.2012
Burimi: Gazeta Shqip

24 ore lajme Formulari formulari a3 gazeta shqip gazeta shqip on line lajm lajm i fundit lajm-shqip lajme lajme live lajme nga qeveria lajme nga shqiperia lajme nga tirana lajme nga vendi lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sociale lajme sot lajme te fundit lajme te ndryshme lajme te reja lajme te reja nga vendi lajme vendi lajmeshqip lajmeshqiptare lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga vendi lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet ne shqiperi lajmet shqip lajmet sot lajmetefundit lajmetshqip lajmi lajmi fundit lajmi i fundit lajmi i fundit ne shqiperi lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmishqip lajmshqip mash ministria e arsimit dhe shkences sociale te fundit nga vendi tema sociale tetor tirane Universitetet universitetet shqiptare Universiteti universiteti elbasanit universiteti gjirokastres universiteti i tiranes universiteti korces universiteti shkodres universiteti tiranes universiteti vlores university of tirana www www.njoftime.eu 8 vite më parë
admin
Etiketime 24 ore lajme Formulari formulari a3 gazeta shqip gazeta shqip on line lajm lajm i fundit lajm-shqip lajme lajme live lajme nga qeveria lajme nga shqiperia lajme nga tirana lajme nga vendi lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sociale lajme sot lajme te fundit lajme te ndryshme lajme te reja lajme te reja nga vendi lajme vendi lajmeshqip lajmeshqiptare lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga vendi lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet ne shqiperi lajmet shqip lajmet sot lajmetefundit lajmetshqip lajmi lajmi fundit lajmi i fundit lajmi i fundit ne shqiperi lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmishqip lajmshqip mash ministria e arsimit dhe shkences sociale te fundit nga vendi tema sociale tetor tirane Universitetet universitetet shqiptare Universiteti universiteti elbasanit universiteti gjirokastres universiteti i tiranes universiteti korces universiteti shkodres universiteti tiranes universiteti vlores university of tirana www www.njoftime.eu
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Kurset profesionale: Degët, kohëzgjatja dhe pagesat…

Pasardhëse

Majat nuk e kane parashikuar fundin…

Të Ngjashme

Disku i parë i Elhaida Danit…

admin 8 vite më parë
Tensionohet situata tek kryeministria/ Studentët ndezin tymuese

Tensionohet situata tek kryeministria/ Studentët ndezin tymuese

Erjona Keta 2 vite më parë
Parashikimi i motit sot, e diel 3 mars 2019

Parashikimi i motit sot, e diel 3 mars 2019

Erjona Keta 2 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com