Unaza e Madhe, Rama apelon banorët për bashkëpunim, “Mos turpëroni”… Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të mërkurë për banorët e Unazës e Re, duke dënuar protestat kundër prishjes së banesave e bizneseve të tyre në këtë zonë. Rama ju bëri sërish thirrje që të bashkëpunojnë në mbarëvajtjen e projektit të Unazës së Madhe.
Unaza e Madhe, Rama apelon banorët për bashkëpunim, “Mos turpëroni”…
Rama: Ata njerëz të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe ti hapin rrugë zhvillimit dhe të mos turpërojnë veten dhe familjen e tyre duke u bërë gazi i botës dhe mish për top të atyre të tjerëve që su ka mbetur asgjë në kokë, asgjë në shpirt, por i ka mbetur të tundin flamurin e shqyer të një opozitë që zë rrugën dhe predikon dëmshpërblim për paligjshmëri.
Banorët e zonës së Astirit kanë rreth 2 javë që me anë të protestave kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe pasi për fillimin e punimeve për këte projekt duhet t’iu shembet shtëpitë dhe bizneset.
Për lajm-shqip:
Erjona Keta
21.11.2018