Kthimi i kredive në sistem nuk ka qenë i mbarë për këtë vit.
Niveli i kredive që nuk janë kthyer arrin në 11.34% ndaj totalit, ndërsa për muajin dhjetor ky nivel shkoi në 0.26%.
Përsa i përket huasë së keqe ajo kap shifren e 60 miliard lekëve.
Referuar të dhënave rezulton se ka patur një rritje të kredive përsa i përket muajit janar, duke kapur shifren e stokut në 537 miliardë lekë, që shënon një rritje për muajin dhjetor në 0.72%.
Kredia e vetme që ka njohur rritje në muajin janar është vetëm kredia për biznes, më shumë në valutë.
Niveli më i lartë i kredive ka arriur në 25% në vitin 2014. Por me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të bërë një ristrukturim të kredive, ky tregues filloi të pësojë rënie.
Visar Quni