Skerdilajd Murati është mësuesi, i cili përshkon çdo ditë 6 orë rrugë për t’u dhënë mësim nxënësve të fshatit Gjerë në komunën e Poroçanit.
Të ngjashme mund të lexoni:
Ai shpjegon se niset çdo ditë në orën 05:30 të mëngjesit dhe arrin në komunën e Poroçanit rreth orës 07:00.
Mësuesi shpjegon se më pas duhet t’i ngjitet malit në një rrugë tejet të vështirë gjatë së cilës ka hasur shpesh edhe ujqër.
Skerdilajdi shpjegon se ka gjetur një shtëpi të pabanuar, kushtet e së cilës janë skandaloze.
Puna për të është nder dhe nuk dëshiron ta lërë pavarësisht shumës qesharake, simbolike të shtetit prej 60 mijë lekësh të vjetra.
Duke marrë parasysh që moti fillon të përkeqësohet e temperaturat të ulen, detyra e vështirë e mësimdhënies do të kthehet e pamundur.
Ai kërkon ndihmë që rasti i tij, edhe i shumë mësuesve të tjerë në Shqipëri, të bëhet publik dhe të sjellë ndërgjegjësim të shtetit për kushtet e punës.
Burimi: mapo.al