Rama e shkarkoi ‘live’, ish-drejtori fiton 10 mln lekë në Gjykatë. Ish-kryetari i Hipotekës së Korçës, Klajdi Terova dhe pse u shkarkua live nga kryeministri Edi Rama është shpërblyer . Terova është shpërblyer me 10 milionë lekë të vjetra nga Gjykata e Apelit.
U shkarkua nga Rama, ish kreu i Hipotekës shpërblehet me…
Kjo gjykatë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Duke e konsideruar largimin e Terovës nga detyra, të pa mbështetur në ligj. Shkarkimi nga Rama i ish-kreut të Hipotekës u pasua edhe nga dorëheqja e Terovës. I cili paditi Ministrinë e Drejtësisë, duke kërkuar edhe dëmshpërblim.
Terova është një prej 5 zyrtarëve të hipotekës, për të cilët KLSH ka bërë kallëzim në Prokurori, për shpërdorim detyre. Ata akuzohen për tjetërsim pronash. Si dhe një dëm prej 400 milionë lekësh shkaktuar buxhetit të shtetit.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj