Lajmi i ndarjes së futbollistit të famshëm Blerim Xhemaili me bashkëshorten e tij Erjona Sulejmani, u bë një nga ngjarjet më të komentuara të showbizit. Ish-bashkëshortja e tij i habiti të gjithë me deklaratën e bujshme se meshkujt futbollistë nuk janë të mirë në shtrat dhe çdo grua futbollisti është e pakënaqur.
U nda nga Blerim Xhemaili, i dashuri i ri i Erjonës është …
Futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar. Pjesa më e madhe zgjedhin ‘ta bëjnë vetë’. Unë nuk ëndërroja të martohesha me një futbollist. Përkundrazi, i largoja!
Blerim Xhemaili është ndarë nga bashkëshortja e tij Erjona Sulejmani. Ndërsa avokatja e futbollistit ka thënë se ai nuk dëshiron që ish-bashkëshortja e tij të përfitojë nga emri dhe fama e tij.
Avokatja Daniela Misalja, në emër të z. Blerim Xhemaili, informon se ish-gruaja e tij përdorte pa kriter mbiemrin e futbollistit. Çifti ishin martuar në korrik të 2015-ës. Mirëpo disa kohë pas ndarjes, Erjona duket se ka nisur një lidhje të re. Gjatë emisionit sportiv italian ‘Tiki- Taka’, gazetarët kanë zbuluar se ajo ka nisur një marrëdhënie me basketbollistin 26-vjeçar, Alessandro Gentile.
Detaje të tjera të lidhjes së tyre mbeten të pazbuluara, megjithatë ende nuk është marrë një konfirmim nga çifti për këtë marrëdhënie mes tyre.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
09.05.2018