U mundua të bënte selfie, bie aksidentalisht nga kati i 27…
Një grua po përpiqej të bënte një selfie. Ajo ra nga kati i 27 i një ndërtese në Panama. Gazeta portugeze “O Minho” raporton se Sandra Manuela Da Costa Macedo sapo kishte mbërritur në Panama, ku dhe punonte si mësuese.
U mundua të bënte selfie, bie aksidentalisht nga kati i 27…
27 vjeçarja ishte ngjitur në ballkon ditën e premte. Aty humbi ekuilibrin dhe ra në tokë. Kjo tentativë për të kapur një foto interesante, i kushtoi jetën. Dëshmitarët kanë filmuar këtë moment të frikshëm të rënies së saj.
“Ajo është e çmendur, shikoje, ra,”-dëgjohet dëshmitari duke bërtitur.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
15.10.2018