U martua me piratin fantazmë 300 vjeçar por më në fund vendos të ndahet nga ai… U martua me fantazmën e një pirati 300-vjeçar Haitian por së fundmi ka njoftuar ndarjen. Amanda Sparrow Teague, nga Drogheda e Irlandës, u njoh me Jackman në një anije në ujërat ndërkombëtare në fillim të këtij viti. Por, tani 46-vjeçarja, e cila punon si një imituese femër e Jack Sparrow, ka zbuluar se ajo dhe burri i saj kanë vendosur t’i japin fund historisë së tyre.
U martua me piratin fantazmë 300 vjeçar por më në fund vendos të ndahet nga ai
“Unë mendoj se është koha për të lënë të gjithë të dinë se martesa ime ka mbaruar”, shkroi ajo në rrjetet sociale. “Unë do t’i shpjegoj të gjitha në kohën e duhur. Tani për tani e gjithë ajo që dua të them është që të tjerët të jenë shumë të kujdesshëm kur bëhen fjalë për spiritualitetin. Nuk është diçka për t’u bllokuar”. Në janar, Amanda kishte zbuluar se si ajo dhe Jack vazhdonin së bashku, kishin dalë jashtë dhe madje kishin një jetë seksuale të shëndetshme së bashku, ashtu si çdo çift normal. Amanda tha se Jack i kishte zbuluar asaj, se kishte lëkurë të errët dhe ‘flokë të zeza shumë të errëta’. Kjo kishte ndodhur gjatë udhëtimit të tyre të hershëm.