Ish-Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, është arratisur prej dy muajsh në Hungari ku dhe ka kërkuar azil politik.
Ai u largua nga vendi për t’iu shmangur dënimit me 2 vite burgim.
Ndërsa sot, mediat hungareze kanë publikuar disa pamje të Nikolla Gruevskit në një qendër tregtare në Budapest.
Në videon e shkurtër shihet se është i qetë, madje ka bërë edhe pazar.
Kujtojmë këtu që Gruevski u arratis nga Maqedonia në muajin Nëntor 2018, duke kaluar nga Shqipëria.
Ai u ndihmua nga makina e ambasadës hungareze në Tiranë dhe më pas doli në kufirin malazez.
Në doganë, ish-Kryeministri Gruevski u lejua të kalonte pasi urdhri për ndalimin e tij doli dy ditë më vonë nga autoritetet maqedonase.
Elona Tereziu
22.01.2019