Gjatë këtyre dy ditëve të fundit, lajmi se kompania e karburanteve “Gulf” falimentoi duke i shkaktuar një dëm prej 6 milionë eurosh shtetit shqiptar dhe konsumatorëve, ka krijuar një zhurmë të madhe mediatike.
U akuzua se mashtroi për kompaninë “Gulf”, vjen reagimi i Bes Kallakut
Por në këtë zhurmë, shpesh është targetuar edhe komediani Bes Kallaku. Besi në muajt e fundit ka qenë imazhi kryesor i kompanisë. Shumë prej ndjekësve të tij në rrjete sociale, nga admirimi që kanë për Besin e kanë besuar fjalën e tij dhe kanë shkuar për të blerë tollona në “Gulf”.
Kjo ka bërë që disa prej tyre të mendojnë se Besi ka qenë i përfshirë në këtë aferë. Tashmë pas dy ditësh erdhi edhe sqarimi i tij në Instagram.
