Turqia lëshon alarmin, droga që vjen nga Shqipëria po helmon…Media turke “Sozcu” ka publikuar një artikull rreth drogës së rrezikshme. E njohur si “skunk”. Lëndë e cilas sipas lajmit prodhohet në Shqipëri dhe vjen në Turqi.
Turqia lëshon alarmin, droga që vjen nga Shqipëria po helmon…
Media shkruan se kohët e fundit policia e Stambollit ka arrestuar në flagrancë një shtetas turk. Ai shpërndante drogën në fjalë, që sipas gazetës po helmon rininë e vendit. Ky fenomen po shfaqet në formë masive citojnë burimet turke. “Sozcu” shkruan se Tarik. O u kap nga policia pasi doli nga shtëpia e tij dhe i hipi biçikletës për të shitur drogën. Policia u vu në ndjekje për ta kapur dhe pavarësisht arratisë së të riut, “aventura” ka zgjatur pak minuta. Autoritetet e kanë arrestuar 500 metra më tutje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të riut u gjet një sasi prej rreth 6kg skunk. Media më pas raporton se skunk prodhohet nga bimë hibride të kanabisit dhe ndryshe nga hashashi është rreth 10 herë më i dëmshëm. Shitet me çmim shumë herë më të lartë. Dy janë rrugët që raporton media në lidhje me ardhjen e drogës. “Sozcu” shkruan se burimi kryesor mbetet Shqipëria, ndërsa rruga e dytë kalon në Bullgari.
Vladimir Muçaj
06.09.2018