Gjermania dhe Turqia kanë ndërmarrë një hap drejt përmirësimit të raporteve të tensionuara. Me takimin mes diplomatëve më të lartë të dy vendeve.
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i uroi mirëseardhje kolegut të tij turk, Mevlut Cavusoglu. Ata u takuan në Goslar në Gjermani. Ndërsa Ankaraja është angazhuar për rimëkëmbje të raporteve me Evropën. Pas një viti të marrëdhëniesh të tensionuara.
Veçanërisht, Gjermania është e zemëruar me Turqinë për shkak të arrestimit të disa shtetasve gjermanë ose turko-gjermanë. pPërfshirë gazetarin, Deniz Yucel, nën akuza për lidhje me terrorizmin.
Gjithsej 7 persona janë në burg në Turqi.
Për ato që Berlini i konsideron se janë shkaqe politike. Ministri i jashtëm gjerman sidoqoftë ka nënvizuar disa arritje mbi këtë çështje. Përfshirë lirimin e disa gjermanëve në Turqi.
“Ne nuk presim që të biem dakord për çdo çështje dhe menjëherë. Ka dallime në opinionet tona. Por ne jemi të gatshëm për vazhdimin e diskutimit tonë të hapur dhe me respekt të ndërsjelltë” tha Gabriel.
Gjermania dhe Turqia janë të dyja aleate në NATO.
06.01.2018