Turizmi i peshikimit ka marrë vëmendje gjithnjë e më në rritje vitet e fundit.
Dhe jo vetëm në zonën e Mesdheut por edhe në qytetin e Durrësit.
Duke qenë se prej kohësh është bërë funksional Porti i Peshkimit.
Turizmi i peshkimit në Durrës
Megjithatë, edhe pse shumë premtues, sektori i turizmit të peshkimit është ende në fazën e tij foshnjore si në nivel mesdhetar ashtu edhe në nivel lokal.
Në këtë kuadër, Bashkia e Durrësit në partneritet me Bashkinë e Trabias, Siçili – Itali, Promovimi Ndërkombëtar Siçili – PRISM, Siçili – Itali, Promimpresa sh.p.k., Siçili – Itali, Delfi Partners&Co – Qipro, Universitin e Pireut – Greqi, Universitetin eTeknologjisë – Qipro, Dhoma Italiane e Tregëtisë për Francën, Marsejë – Francë, PETRA PATRIMONIA CORSICA, Korsikë – Francë, Haliéus, Lazio – Itali, Institutin Portual të Valencias për Studime dhe Bashkëpunim – Spanjë, që në muajin janar të vitit 2017 ka filluar të zbatojë Projektin TOURISMED (Fishing Tourism for a Sustainable Development in the Mediterranean area). Projekt ky i cili financohet nga Programi Interreg Med 2014-2020 dhe do të përfundojë në vitin 2019.
Promovimi i turizmit të peshkimi
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është promovimi i turizmit të peshkimit.
Si një praktikë e qëndrueshme e turizmit detar në zonën e Mesdheut.
Partnerët nga vendet e BE-së janë bashkuar për zhvillimin, testimin dhe transferimin e një modeli biznesi të turizmit të peshkimit (bespoke) në territoret bregdetare të rajonit të Mesdheut.
Një mënyrë për të promovuar një qasje të qëndrueshme të turizmit.
Duke nxitur kështu ruajtjen e ekosistemit detar dhe të kulturës tradicionale të peshkimit.
Modeli ‘bespoke’ i biznesit do të përfshijë peshkatarët si dhe operatorët e industrisë së turizmit.
Do të promovohet nëpërmjet sesioneve trajnuese si dhe një platforme inovative online.
Me qëllim lidhjen e modelit të biznesit me nevojat dhe potencialet lokale, në Bashkinë e Durrësit është organizuar takimi me aktorët lokalë.
Por edhe grupet e fokusit të projektit si peshkatarët dhe operatorët turistikë.
Kjo, për dhënien e propozimeve të mëtejshme lidhur me përmirësimin e turizmit të peshkimit.
Ky takim filloi me prezantimin e qëllimit, objektivave dhe aktiviteteve të Projektit TOURISMED.
Takimi u ndal edhe tek aspektet e menaxhimit dhe komunikimt të këtij projekti.
Rezultatet e studimit të fizibilitetit
Më pas, ky takim vijoi më prezantimin e rezultateve të studimit të fizibilitetit nga ekspertja e peshkimit.
Sipas ekspertes, ky studim është bërë me mbështjen e FAO-s dhe është trajtuar në tre aspekte:
ligjor, administrativ dhe human/social, me qëllimin për t’i shërbyer kumunitetit dhe mjedisit.
Njëkohësisht edhe për të përfituar prej këtij të fundit.
Gjithashtu, gjatë takimit u zhvilluan diskutime dhe polemika ndërmjet forcus groups dhe ekspertes së peshkimit.
Kryesisht mbi nevojat, kërkesat apo potencialet lokale të peshkimit.
Duke u ndalur më së shumti në përmirësimin e aspekteve ligjore, si dhe në gjetjen e zgjidhjeve për përmirësimin e sektorit të peshkimit.
Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Agjensia Kombëtare e Turizmit;
Inspektoriati i Peshkimit pranë Ministrisë së Bujqësisë, Autoriteti Portual Durrës, Kapiteneria e Portit Durrës;
Pronarë të anijeve të peshkimit dhe përfaqësues të sektorit të peshkimit në Durrës, Prefektura Durrës, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, shoqëria civile etj.
Për Lajm-Shqip.com
Silvi Feimi