Donald Trump ka vendosur kryetar të Këshillit Kombëtar, njeriun e muxhahidinëve iranianë të Tiranës. Bëhet fjalë për John Bolton, ish-ambasadorin e Bushit në OKB dhe njeriun që vjen në Shqipëri herë pas here, për të takuar miqtë e tij të opozitës iraniane.
Donald Trump vendos këshilltar mikun e muxhahidinëve të Tiranës.
Presidenti i SHBA-së ka shkarkuar nëpërmjet twitter-it këshilltarin aktual, gjeneralin H.R. McMaster.
Kam kënaqësinë të shpall që më 9 prill, ambasadori John Bolton do të nisë punën si këshilltari im i ri për Sigurinë. Jam mirënjohës për punën e bërë nga gjenerali H.R. McMaster, që do të vazhdojë të mbetet një mik i mire.
Bolton është i treti këshilltar i Sigurisë pas 14 muajve të Trump në Shtëpinë e Bardhë. I pari ishte Michael Flyn, i shkarkuar për Russia Gate.

Për Lajm-Shqip
Ylli Pata