Parisi është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim i fuqishëm.
Sipas njoftimeve thuhet së ka disa të plagosur, ndërkohë që nga fotot e ndara në mediat sociale shikohet se si është shkatërruar tërësisht kati i parë i një banese.
Banorët janë evakuar dhe të tjerë janë këshilluar të shmangin zonën ndërsa ekipet kanë ndërhyrë në vend për të ndihmuar banorët.
Megjithëse ende nuk dihet shkaku i vërtet i shpërthimit, mendohet se mund të ketë ardhur për shkak të një rrjedhje gazi në një furrë buke.
Elona Tereziu
12.01.2019