Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KURIOZITETE»Tronditëse/ Babai: ‘Vajza më dha shpirt në krahë, s’e varrosa dot dritën e syve …
Tronditëse/ Babai: 'Vajza më dha shpirt në krahë, s’e varrosa dot dritën e syve …
Tronditëse/ Babai: 'Vajza më dha shpirt në krahë, s’e varrosa dot dritën e syve …

Tronditëse/ Babai: ‘Vajza më dha shpirt në krahë, s’e varrosa dot dritën e syve …

3 vite më parë Komento

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” shkoi dje të vizitonte një familje, e cila ka një histori përtej imagjinatës. Familja është e rrethuar mes malesh, e vetme, dhe me plot dhimbje. E trishtë! Kjo është një histori tronditëse, dhimbjen e së cilës e dinë vetëm malet përqark.  Berishë e Epërme, është një fshat i thellë malor, në veri të Pukës, në Bjeshkë.  Këtu mjerimi ka rrokur edhe shpirtin e atyre pak banorëve. Varfëria e heshtja ulëret frikshëm, mes malesh, luginash e përrenjsh. Rruga gjarpëron, mes pyjesh, makina tronditet fort, diku mezi ngjitet e diku mezi zbret, e për të arritur në fshat duket gati-gati një mision i pamundur.  Pas 6 orësh udhëtim që nga Tirana, këtu rruga ndërpritet.

Stafit të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” iu desh të ecinin edhe për një orë e gjysmë  tjetër në këmbë. Mjetet dhe kamerat u transportuan me kafshë. Rrugë në këto anë nuk ka, vetëm shtigje ku mund të ecin dhi të egra. Në këto shtigje kaluam edhe ne drejt destinacionit tonë.  Në fshatin Berishë e Epërme na pret Lin Zmali, 61 vjeç, i tronditur nga ajo çka i ka ndodhur dhe i pashpresë për të ardhmen. Këtu dimri është i egër, për gjashtë muaj banorët izolohen nga dëbora. Asnjë rrugë komunikimi me qytetin, e ndërsa Tirana për ta është një vend sa i largët, aq edhe i pamundur.

Tronditëse/ Babai: 'Vajza më dha shpirt në krahë, s’e varrosa dot dritën e syve …
Tronditëse/ Babai: ‘Vajza më dha shpirt në krahë, s’e varrosa dot dritën e syve …

“Kisha fëmijën shumë të sëmurë, në këtë kohë kisha edhe fëmijët e tjerë të sëmurë. Njeriu është i fortë në zemër”, thotë Lini.

Kjo rrugë është e vështirë për Linin, sa herë që kalon këtu, i dhemb shpirti. Burri na ndalon papritur në një shteg të ngushtë dhe prek tokën me dorë.

“Ja këtu më ka vdek çika. E kemi ulur me barelë, këtu. Ishte një metër deborë. Isha duke e transportuar vajzën nga shtëpia këtu pranë  bashkë me vëllain tim. Qëndruam dy minuta e kthyem në shtëpi të vdekur”, thotë Lini i përlotur nga dhimbja.

Lini nuk pati mundësi ta çonte vajzën e vogël as në spital nga largësia, i vdiq rrugës, nuk mundi as t’a varrosë, sepse u desh të çonte fëmijët e tjerëurgjent në spital.

Ashtu i lodhur, zemërthyer, e i lënduar, Lin Zmali, çdo ditë merr  një rrugë mespërmes pyllit. Vjen në këtë vend, pranë vajzës së tij të dashur, ledhaton gurin e varrit dhe nuk i përmban dot lotët nga dhimbja.

“Sot u zgjova  në 4 të mengjesit, nuk më zinte gjumi. Dola nga shtëpia kam ardh te varri” thotë Lini. Dy muaj më parë, e shihte në shtrat duke lënguar nga ethet e të  përvëluar nga temperatura që po e torturonte prej ditësh, por nuk kishte si ta ndihmonte këtu mes maleve. “Ta shikosh fëmijën në atë gjendje, por nuk kisha mundësi ta ndihmoja. Në zor të madh isha, veç s’kam vdekur, s’kam as forcë në trup asgjë”.

Ai e kujton çdo ditë Anisën. E bija, 13 vjeç iu shua në krahë në këto shtigje të mbuluar me dëborë.

Tronditëse/ Babai: ‘Vajza më dha shpirt në krahë, s’e varrosa dot dritën e syve …

Tronditëse/ Babai: 'Vajza më dha shpirt në krahë, s’e varrosa dot dritën e syve …
Tronditëse/ Babai: ‘Vajza më dha shpirt në krahë, s’e varrosa dot dritën e syve …

“ Ka qenë fëmijë i shëndetshëm. Kurrë më parë nuk ka shkuar të spital. E kam dashur më shumë se fëmijët e tjerë. U sëmur dhe thanë ka temperaturë. Ne jetojmë këtu mes maleve, ishte dëborë e madhe. Shpresuam se do i kalonte ajo gjendje. As pas 10 ditësh nuk i kaloi temperatura”, thotë Lini

Nuk arriti dot kurrë ta çonte në spital. Gjithë jetën do i mbetet peng.

“Vajza vdiq rrugës për në spital, 200 metra larg shtëpisë. Edhe 100 vjet të jetoj tërë jetën do më mbetet merak, që nuk pata mundësi ta çoja të paktën deri në spital” thotë 61- vjeçari.

Zhytur në dhimbje, babai rrëfen se dritën e syve, gëzimin e shtëpisë, Anisën e bukur nuk arriti ta varroste dot, as t’i hidhte një grusht dhe mbi varr. E ktheu vajzën pa jetë në shtëpi ndërsa vetë vrapoi në spital tek tre djemtë dhe vajza tjetër të sëmurë që po luftonin për jetën.

“Nuk kishim mundësi as unë as gruaja ta varrosnim vajzën, ishim në Tiranë. Të të vdesi fëmija e mos të jesh vetë, është shumë e vështirë”.

Dhimbja e tij është madhe, Anisën e humbi, por ai trembet se mos humbet edhe tjerët.

“Vetëm fëmijët të shpëtojnë, nuk dua kurrë gjë tjetër”.

Për lajm-shqip:

Jorida Fataj

12.05.2018

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Trondit Rita Ora: ‘Jam biseksuale, kam pasur eksperienca edhe me femra …
  • Censuruan këngën e Eugentit në Eurovision, ja vendimi drastik ndaj Kinës
  • Video/ Policia u merr mjetet e punës: ‘Trimat e Edi Ramës, ne luftojmë për copën e bukës …
Babai: 'Vajza me dha shpirt ne krahe dot driten e syve s’e varrosa dot tronditese 3 vite më parë
admin
Etiketime Babai: 'Vajza me dha shpirt ne krahe dot driten e syve s’e varrosa dot tronditese
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Moti për ditën e sotme, e shtunë 12 Maj 2018

Pasardhëse

Dibër: Plagoset rëndë 24 vjeçari në Peshkopi, arrestohet autori, ja emri

Të Ngjashme

Zgjedhjet e KMSH-së, tërhiqet Bruçaj nga rikandidimi

Zgjedhjet e KMSH-së, tërhiqet Bruçaj nga rikandidimi

Visar Quni 3 vite më parë
Lajme të këqija nga moti, meteorologët paralajmërojnë….

Lajme të këqija nga moti, meteorologët paralajmërojnë….

Elda Bani 3 vite më parë
Humbasin në kufi, policia greke shpëton dy shtetasit…

Humbasin në kufi, policia greke shpëton dy shtetasit…

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com