Trondit Rita Ora: ‘Jam biseksuale, kam pasur eksperienca edhe me femra … Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare, ka tronditur me deklaratën e dhënë së fundmi, duke thënë se është biseksuale. Ajo ka dhënë një intervistë për revistën “People”, ku ka folur për herë të parë në lidhje me këtë fakt.
Trondit Rita Ora: ‘Jam biseksuale, kam pasur eksperienca edhe me femra …
Viti 2018 duket se do të jetë viti i Rita Orës, e cila që nga ditët e para ka qenë jashtëzakonisht e angazhuar me projekte muzikore, filmike, promovime, koncerte, reklama dhe me linjat e saj të modës. Hiti “Anywhere” vazhdon të kërkohet nga fansat e muzikës së saj, ndërkohë që bashkëpunimi me Liam Payne, “For You”, i realizuar për filmin “Fifty Shades Freed”, po arrin suksese të jashtëzakonshme.

Pak kohë pas publimit të këngës së saj të re “LGBT . Anthem’ Girls”, Rita Ora ka zbuluar se është biseksuale. Këngëtarja 27-vjeçare ka treguar se në të kaluarën. ka pasur eksperienca edhe me meshkuj dhe me femra.
“Jam biseksuale 50/50 dhe nuk do ta fsheh. Nuk po fsheh çfarë jam apo kush jam”,u shpreh Rita Ora për revistën “People”.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
11.05.2018