Triumfuan në finale, por për tifozët e tyre kjo ndeshje mund të mbyllej me një tragjedi.
Omani mposhti në finalen e “Gulf Cup” me penallti Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pasi triumfuan ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, ndodhi tragjedia.
Teksa futbollistët ishin duke festuar, edhe tifozët tentuan t’u bashkoheshin, por ndodhi incidenti.
Një prej barrierave prej xhami në stadiumin “Jaber” të Kuvajtit u shemb dhe tifozët ranë nga lartësia.
Mediat raportojnë për të paktën 30 tifozë të plagosur, raporton top-channel.
Me shpejtësi në internet është shpërndarë edhe video që tregon momentin e incidentit.
www.lajm-shqip.com