I vendoset tritol shtëpisë së kasapit në Dunavat të Gjirokastrës. Shpërthimi i fuqishëm i tritolit në mesnatë tronditi banorët e Gjirokastrës.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 23:45 në banesën e A. Litit në një nga lagjet e sipërme muze në “Dunavat të dytë”.
Si pasojë e shpërthimit është plagosur lehtë 34-vjeçari Gentjan Liti dhe ka patur dëme materiale në banesë.
Forca të shumta policore dhe grupi hetimor shkuan në vend ngjarje, ndërsa i plagosuri u transportua për në spitalin ‘Omer Nishani’.
Pas kontrollit dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor mori në pyetje familjarët dhe dëshmimtarët.
Dyshohet se lënda eksplozive ka qenë rreth 100 gram tritol i llojit C4.
Hetuesit dyshojnë se dy atentatet janë kryer nga e njëjta dorë.
Pistat e hetimit për momentin janë: aktiviteti tregtar, çështje pronësie apo ndonjë konflikt tjetër.
Sipas policisë ky është atentati i dytë që po i bëhet kasapit Gentjan Litit.
Në verën e vitit 2013, atij i ishte vendosur eksploziv në furgonin parkuar pranë banesës. Nga shpërthimi i mëparshëm pati vetëm dëme materiale.
Mësohet se 34-vjeçari punonte si kasap dhe ka një dyqan mishi në zonën muzeale të Gjirokastrës.
Hetuesit janë angazhuar për zbardhjen e plotë në ngjarjes.
Engjëll Serjani
24.01.2018