Gjendja aktuale në të cilën ndodhet vendi ynë, si në aspektin ekonomik po ashtu dhe social. Ka sjellë pë rrjedhim, nevojën e një reforme sociale imediate.
Një ‘Triptik social’,…për nevoja, të një reforme sociale imediate
Duke marrë shkas, nga ky realitet i zymtë, po bëjmë një ‘Rezyme’. Ku jemi munduar të prekim temat më të mprehta , dhe më të nxehta, që në shqetësojnë:
E fillojmë. nga Vjetërsia Demografike. Shqipëria po “plaket’ dhe po mpaket.
Instituti i Statistikave Europiane, Eurostat, në një sondazh të tij, për zhvillimet demografike në Europë ka raportuar se popullsia në Shqipëri, po plaket me ritme shumë të shpejta. Më shpejt, se sa vendet e tjera të kontinentit Europian.
Plakja e popullsisë është një prirje afatgjatë e cila filloi disa dekada më parë në Evropë. Por në Shqipëri ky proces po ecën me ritme shumë më të shpejta.
Megjithatë, cilat janë impaktet negative që sjell në ekonominë shqiptare, kjo plakje e popullsisë:
E para, është rritja në përqindje e shtresës së pensionistëve dhe uljen e fuqisë punëtore të prodhimit. Pra të prodhimit bruto (GTP-së), duke sjellë një paralizë të pjesshme në ekonominë shqiptare.
Pasoja e dytë, është se: Rritja e kësaj pjese ‘parazitare’ (pensionistët), sjell pasoja, ndonjëherë dhe të pariparueshme në Buxhetin e Shtetit, pasi e boshatis atë, duke vetëm i marrë dhe duke mos futur gjë në buxhet.
Për këtë arsye, dhe Qeveria shqiptare, në një Reformë për Sigurimet Shoqërore, hodhi ‘tezën’ e rritjes së moshës së daljes në Pension. Kjo, në unison me politikat sociale në vendet e BE-së.
E treta, një impakt tjetër negativ në ekonominë shqiptare, pati dhe largimi i të rinjve, të aftë për punë, në vendet e ndryshme të BE-së. Si psh, në Gjermani, Francë e gjetkë, duke kërkuar dhe ‘azil’ në këto vende.
Për këtë të krijuar, një “ndihmesë” të madhe, ka dhënë dhe Qeveria Shqiptare. Në një fare mënyre, ajo fajësohet, për moskrijimin e kushteve të favorshme, të punësimit
Pra, më së fundmi, mund të themi se” Të rinjtë shqiptar, po ‘Rinojnë’ Gjermaninë e Italinë etj.
Ndërsa, me largimin e tyre, po e lënë Shqipërinë, në ‘Vjetërsinë’ dhe ‘Varfërinë’ e saj…
Në rradhë të dytë, qëndron: Sistemi bankar dhe Kredi-dhënia, në Shqipëri
Duke ju referuar kredi-dhënies. Pak kohë më pare Ekspertët e “Monitor”, bazuar në kalkulatorin e kredisë, hodhën si tezë, një pyetje: Si ju leverdis të merrni kredi për shtëpi, në Euro…apo në Lek?
Për këtë, ata kishin bërë një përllogaritje. Se duke një hua në shumën 52,500 euro dhe të njëjtën shumë konvertuar në rreth 7 milionë lekë me kursin actual. Për një afat prej 20 vitesh, bazuar në normën aktuale të interesave të kredive për pasuritë e paluajtshme.
Atëherë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, interesi i kredisë së për blerje banesash, është 2.99%. Më këtë interes, shuma mujore që duhet të paguajë individi për 20 vjet është 291 euro. Në fund të 20 viteve, individi do të ketë paguar gjithsej 69,818 euro. Pra interesat e paguara arrijnë në 17,313 euro.
Rreziku i marrjes së kredisë në euros,..!!
Rreziku lidhet me ecurinë e kursit të këmbimit, kur të ardhurat dhe depozitat bankare i ke në lekë.
Ndërsa, në lekë..!
Disa vite më parë diferenca e lartë mes interesave të kredive në lekë dhe në euro ishte joshsëse. Pasi arrinte ne 5-6 pikë përqindje. Vitet e fundit ajo është reduktuar dukshëm. Pasi, sistemi bankar në nivelin dytësor, nuk është aspak fleksibël.
Sepse, në Shqipëri, sistemi I huadhënies nga Bankat e nivelit të dytë, është ‘monoton’ dhe jo regresiv. Siç e kanë bakat dytësore, kudo në botë.
Gjithsesi, Sipas Bankës së Shqipërisë, norma e interesit për kreditë në lekë është 3.82%. Pra vetëm një pikë përqindje më shumë se ajo në euro. Dhe, për një shumë prej 7 milionë lekë, për 20 vjet, kësti mujor është 41,758 lekë, I pandryshueshëm.
Në fund, huamarrësi do të paguajë 10 milionë lekë, nga të cilat interesa janë 3 milionë lekë.
Pra, duke bërë një krahasim, pas 20 vitesh të shlyerjes. Interesat e paguara arrijnë në 17,313 euro, që të konvertuara, kapnin shifrën e rreth 2.285.316 lekë.Ndërsa huamarrjet në lekë kapnin shifrën e rreth 3.000.000 lekë ( të reja)
Sistemi i Tatim-Taksave
Dikur, taksa e banesës paguhej me një vlerë simbolike, pranë njësive Bashkiake. Domethënë, kur shkoje në Gjendjen Civile, për të kryer ndonjë veprim.
Atëherë, të mbahej një shume modeste, për këtë taksë. Ndërsa, nga muaj prill, i këtij viti, taksën e prones…Mund t’a gjesh brenda Faturës së fryrë të Dritave.
Ajo, do të përllogaritet sme një koeficien të ri. Duke merrë për bazë jo sipërfaqen vlerën e objektit dhe jo sipërfaqen.
Qeveria po merret me procedurat e fundit dhe brenda marsit do të merret vendimi përfundimtar.
Kështu që një prilli, do të nisë me nivelin e ri të përllogaritjes, të taksimit të ndërtesave, dhe pronës.
Dhe kjo, do të bëhet në të gjithë Shqipërinë. Do të jetë patjetër një agjent, që ne mendojmë të jetë OSHEE-ja”,. tha ministri Arben Ahmetaj.
Perceptimet dhe Sygjerimet, e Bankës Botërore
Zoti’, duket se e ka bekuar Shqipërinë. Pasi “Ai”, i ka dhënë Shqipërisë një natyrë kaq të bukur. Dhe në kaq pak kilometra katrorë sa do t’ia kishte zili gjithkush. Por, Qeveritë e këtij vendi, vazhdojnë të mallkojnë Shqiptarët.
Por, më pas duket se është penduar, që i ka dhënë kaq shumë, këtij vendi. Sepse, mbi kokën e shqiptarëve, ‘Ai’ ka “dhuruar” një klasë politike, që prej dekadash nuk ka bërë gjë tjetër.
Veçse i kanë zhgërryer, i kanë zhvatur, mashtruar, nëpërkëmbur pa mëshirë këtë vend dhe banorët e tij.
Shqiptarët gëzojnë pasuri natyrore për frymë më shumë se çdo vend tjetër i Rajonit.
Madje më shumë se vendet me standarde të larta jetese të tilla si: Gjermania, Franca dhe Zvicra, Italia etj.
Por dobësitë njerëzore në menaxhimin e tyre e kanë bërë vlerën e pasurive të pashfrytëzueshme.
Banka Botërore, dikur pati matur pasurinë e kombeve në total. Ndërsa, konkludoi se shqiptarët kanë pasuri natyrore rreth 13,375 dollarë për frymë.
Shqiptarët gëzojnë pasuri natyrore për frymë më shumë se çdo vend tjetër i Rajonit.
Një nivel më i lartë se shumica e vendeve të Ballkanit. Madje shqiptarët, gëzojnë më shumë pasuri të natyrës edhe se grekët, apo turqit.
Edhe italianët kanë me pak pasuri natyrire për frymë se shqiptarët, me vetëm 8,619 USD. Gjithashtu dhe gjermanët të cilët kapin vlerën e vetëm 7071 USD.
Gjithsesi, si kapital natyror, Banka Botërore ka klasifikuar energjinë si (naftë, gaz, qymyri i fortë dhe i butë).
Por dhe pasuritë minerare, toka bujqësore dhe kullotat, pyjet dhe zonat e mbrojtura tokësore.
Burimet natyre janë mallkim i hershëm që ka zënë njerëzimin, pasi vendet me pasuri natyrore janë më të varfrat
Në hulumtimin e saj, Banka Botërore, nuk ka përfshirë zonat e mbrojtura nga zonat detare.
Burimet natyre janë një mallkim i hershëm që ka zënë njerëzimin, pasi vendet me pasuri natyrore janë edhe më të varfrat.
Në hulumtimin e saj, Banka Botërore, nuk ka përfshirë zonat e mbrojtura detare.
Ndërkohë që Shqipëria ka nivelin më të lartë të pasurive natyrore për frymë. Por, në antitezë, ajo ka të ardhurat disafish më të ulëta për banorë se vendet në fjalë.
Kapitali natyror është komponenti më i madh i pasurisë në vendet me të ardhura të ulëta. 47 % në vitin 2014).
Burimet e ripërtëritshme, toka bujqësore, pyjet dhe zonat e mbrojtura mund të sjellin përfitime në përjetësi. Por nëse menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme.
Në kontrast me burimet e ripërtëritshme, kapitali natyror ofron shanse të shtrira në një periudhe kohore.
Gati dy të tretat e vendeve që kanë mbetur të ardhura të ulëta që nga viti 1995 klasifikohen si shtete të pasura me burime natyrore.
Dhe për ironi të fatit, këto vende, janë plot me konflikte dhe demokraci të pazhvilluar dhe nivel të ulët jetese.
Kjo tregon se vetëm burimet nuk mund të garantojnë zhvillimin. Banka Botërore këshillon se nevojiten institucione të forta. Si dhe qeverisje të mirë për të siguruar, përfitime të larta nga pasuritë natyrore.
Pas gjithë kësaj analize, lind pyetja: Deri në çfarë shkalle arrin Inteligjenca e popullit shqiptar?
Dhe a nuk ka ardhur koha për t’u ndërgjegjesuar. Nëqoftëse PO…atëherë duhet të dijmë limitin e asaj që kemi, dhe të asaj që duhet të kemi.
Shumë gjëra I kanë mohuar këtij populli, nga të gjitha Kastat politike që I kanë kaluar në kurriz këtij Kombi…A nuk ka ardhur koha, t’u themi, “Boll Më”.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili
Të ngjashme mund të lexoni: