Legjenda thotë se rajoni nëntropikal i Trekëndëshit të Bermudës në Atlantikun e Veriut është vend i qindra fatkeqësive tragjike dhe të pashpjeguara.
Historitë që rrethojnë zhdukjen fatkeqe të avionëve dhe anijeve në zonën mes Majemit, Bermudës dhe Porto Rikos shpesh herë përqendrohen tek e mbinatyrshmja.
Ka rrëfime plot fantazi që flasin për shkëputje në hapësirë-kohë që përthithin udhëtarë dhe anijet e tyre.
Ka edhe rrëfime që tregojnë që zona e Trekëndëshit të Bermudës është e mallkuar prej shpirtrave të skllevërve afrikanë.
Disa teori madje thonë se alienët mund të jenë përgjegjës për ngjarjet e frikshme.
Megjithatë, e vërteta është shumë më pak paranormale.
Themelet e këtij miti i përkasin kohës së Kristofor Kolombit. Ai raportoi se kish parë një flakë të madhe (me gjasë një meteor) që ra në oqean, teksa ai lundronte përmes trekëndëshit gjatë udhëtimit të tij për në Botën e Re.
Më vonë në shekullin 20, anija e mallrave Cyclops humbi në Trekëndëshin e Bermudës. Anija humbi bashkë me 300 njerëz që kishte në bord. Nuk u gjet asgjë as nga anija as nga ekuipazhi, dhe as nuk ishte lëshuar një sinjal alarmi, pavarësisht se anija i kishte të gjitha pajisjet.
www.lajm-shqip.com