Edhe pse të gjithë tregtarët në tregun pranë Urës së Mifolit detyrohen të paguajnë cdo taksë vendore , ata nuk kanë as kushtin më të domosdoshëm.
Të ngjashme mund të lexoni:
Taksat e tregëtarëve pranë Urës së Mifolit ju merren që në oren tre të mëngjesit.
Nga njëra anë kushtet e vështira të infrastrukturës e nga ana tjetër renia e fuqisë blerëse, kanë bërë që si tregtarët ashtu edhe konsumatorët të mos jenë të kënaqur .
Plus kësaj më shumë barra u ka rënë prodhuesve dhe tregtarëve të fidanëve. Ata ankohen se përmbytjet i dëmtuan në masë dhe askush nuk ua vlerësoi demin.
Vet tregtarët sajojnë çdo të enjte këndin e tyre pikërisht atje ku matet dhe del lumi. Pasojat e përmbytjeve janë reflektuar ndjeshëm dhe tek shitjet e këtyre ditëve ku ndjehej nevoja e fidanëve shumë prej të cilëve u dëmtuan te përmbytja e fundit.
Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti