Tregëtarët Gjirokastrit nuk ju përgjigjën ftesës për të ulur qepenat e dyqaneve në shenjë proteste dhe kundërshtie për TVSH-n.
Protesta që nisi nga Tirana dhe vazhdoi në disa qytete kryesore të Shqipërisë, në Gjirokastër nuk gjeti përkrahje.
Thirrjes për mbylljen nga ora 11:00 deri në 12:00, vetëm disa biznese të vogla që preken nga taksa iu përgjigjën.
Tregëtarët gjirokastrit kundërshtojnë, nuk i ulën qepenat.
“Kjo ndodhi, jo sepse ne pranojmë TVSH-në, por sepse ne jemi të paorganizuar. Nuk kemi asnjë forum apo shoqatë që të na përfaqësojë dhe organizojë. Ndonëse nuk iu përgjigjëm si duhet protestës për uljen e qepenave, ne jemi kundër vendimit të qeverisë. Ne nuk mund të pranojmë uljen e pragut të vetëdeklarimit të TVSH-së”, tha për Lajm-Shqip tregëtari A.M.
Të njëjtën mendim kanë edhe dy tregëtarët e tregut industrial ambulant të shumicës S.A. dhe K.L. “Refuzojnë të paguajmë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ndonëse nuk arritëm të protestojmë, skemë që ka nisur nga 1 prilli do ta refuzojmë si gjithë Shqipëria. Kjo nuk është protesta e mosbindjes civile të opozitës, por qëndrimi ynë”, thanë tregëtarët gjirokastrit.

Për Lajm-shqip
Engjëll Serjani