Tre të rinj shqiptarë janë ndaluar dhe prangosur nga autoritetet greke. Ata po transportonin një sasi prej 16 kg lëndë narkotike, kanabis sativa.
Nuk dihet emri i tyre, por mësohet se janë të moshës 20, 22 dhe 25 vjeç. Ata u ndaluan nga Departamenti i Mbrojtjes Kufitare në Kristalopigi.
Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Tre shtetasit shqiptarë u arrestuan menjëherë edhe pse tentuan ti iknin forcave të policisë. Përvec sasisë së drogës, policia i sekuestroi tre të rinjve shqiptarë edhe 3 telefona celularë. Mbi 27 vjeçarin gjykata penale e Kostuarit ka marrë vendimin për ta dënuar edhe për shkelje të ligjit mbi emigrantët. Duke e dënuar me 13 muaj burg, dhe me një gjobë prej 1500 euro.
Policia po vijon hetimet për rastin. Ndërsa dosja e tre të arrestuarve do të dërgohet në Prokurorinë e Kosturit.
24.01.2018