Trajneri i Partizanit Skënder Gega i turpëruar me sjelljen e tifozëve…Pas humbjes me ekipin e Skënderbeut, trajneri i Partizanit ka shprehur pakënaqësitë mediatikisht.
Trajneri i Partizanit Skënder Gega i turpëruar me sjelljen e tifozëve…

Skënder Gega ka pohuar se lojtarët kryeqytetas nuk dhanë maksimumin në fushë. Një ndeshje plot tension edhe pas incidentit mes tifozerive. Gega ka shprehur keqardhjen lidhur me sjelljet e pahijshme gjatë ndeshjes. Sjellje që sipas tij nuk duhet të ekzistojnë në fushën e gjelbër. Krahas të tjerave, ai ka thënë se beson te ekipi që ai drejton. Është një ekip me pikësynime për të fituar kampionatin. Ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe gabimet e të dyja ekipeve gjatë ndeshjes. Lidhur me penalltinë Gega ka thënë se do ta shohë rastin me qetësi. Për të parë nëse ka qënë penallti e Muzakës që solli dhe fitoren e korcarëve.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj