Afro 880 mijë udhëtarë me afro 259 mijë autovetura, kamionë dhe trajlerë gjithsej kanë preferuar të lundrojnë me tragete nga porti i Durrësit drejt porteve të Italisë.
Tragetet me udhëtarë nisen plot nga porti i Durrësit.
Këtë zgjedhje kanë preferuar ta bëjnë edhe dhe anasjelltas, nga portet Italiane drejt Durrësit gjatë vitit 2017.
Sipas të dhënave, për vitin që shkoi krahasuar me vitin 2016 këto janë shifra përkatësisht 5 dhe 7-10 përqind më të larta.
Gjithashtu këto janë shifrat më të larta të transportit të udhëtarëve dhe automjeteve për periudhën 7-vjeçare 2011-2017.
Këtë informacion e bënë të ditur burime nga Sektori i Statistikave në APD.
Sipas të njejtave burime, tragetet në vitin 2017 kanë kryer 24 lundrime më pak se sa në vitin 2016.
Të dhënat e transportit të udhëtarëve, autoveturave, kamionëve dhe mallrave janë të gjitha më të larta se sa një vit më parë.
Gjatë vitit 2017 kanë udhëtuar me tragete afro 228 mijë shtetas të huaj, ose 16 përqind më shumë se sa në vitin paraardhës.



Për lajm-shqip
Silvi Feimi