Terminali i Trageteve Durrës shënon sot një tjetër rekord, në tragete dhe udhëtarë.
Mësohet se 19 tragete me 15.997 udhëtarë dhe 3652 autovetura e kamionë janë nisur nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës.
Emigrantët zgjedhin të lëvizin me tragete për në destinacionet e tyre.
Që nga fillimi i këtij viti këto kanë qenë ditët me numrin më të madh të udhëtarëve.Një pjesë e udhëtarëve kishin mbërritur në atdhe dy javë më parë për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve.
Sipas Qendrës së Informacionit në APD, ditën e premte nga porti i Durrësit janë nisur 6 tragete.
Ditën e enjten tre tragete, ndërsa në dy ditët e fundjavës numri ditor i trageteve ka arritur në 5.
Gjatë kësaj kohe janë programuar edhe disa lundrime shtesë të trageteve për të përballuar lëvizjet e udhëtarëve dhe automjeteve drejt porteve të Italisë.
Në muajin dhjetor të vitit të kaluar në portin e Durrësit mbërritën 43.451 udhëtarë me 10.655 autovetura gjithsej.

Për lajm-shqip
Silvi Feimi