Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak Gjirokastër dy këshilltarë lanë grupet dhe u rreshtuan me grupin e Partisë Socialiste.
Ardian Hyskaj i LSI-së dhe Selaudin Mosho i PDIU-së, me një rresht deklaratë njoftuan kryetarin e këshillit ashkiak, Roland Karalli.
Kryetari i këshillit bashkiak njoftoi për antarët për ndryshimin e pozicioneve në raport me grupet që përfaqësonin dy këshilltarët deri tani.
Të larguarit e përcollën njoftimin në heshtje pa asnjë motivacion apo sqarim për motivet e largimit nga partitë e tyre.
Trafik madatesh, lenë LSI-në dhe PDIU-në, rreshtohen me PS-në
Dy këshilltarët shmagën kështu detyrimin për të sqaruar zgjedhësit që i kanë votuar për arsyet e kalimit tek PS.
Kryetari i grupit të PD Roland Bejko e konsideron lëvizjen e dy këshilltarëve si “çështje tepsie” dhe presioni politik.
“Nuk ka problem kur lëvizja bëhet me bindje,por ne e dimë mirë se ata bënë nëvizje “me deryrim, përcaktim”. Kalimi i dyrë lidhet me vendet e punës të tyre dhe të familjarëve në pozicione pune që varen nga PS”.
Deklaroi kryetari grupit të PD Roland Bejko pas publikimit të braktisjes së roleve të dy këshilltarëve.

Në veprimtarinë e këshillit ky “kapërxim yllberi”, nuk ndyshon asgjë, vazhdon Bejko. Dy të larguarit, sipas tij, nuk kanë folur asnjëherë në mbedhje të këshillit.
Lëvizja tyre u përcoll me qetësi nga antarët e grupit të këshilltarëve të LSI-së, pasi sipas tyre kjo levizje pritej.
“Nuk është ndonjë hata e madhe. Pritej që të dy këshilltarët të ndyshonin “tepsinë”, për shkak të presionit politik me vendet e punës. Kjo është lehtësisht e kuptueshme pasi të larguarit deri tani nuk kanë paraqitur asnjë arsye”, deklaroi një nga këshilltarët e LSI-së.
Kjo është “rrokada” e parë në grupet e këshillin bashkiak të Gjirokastrës gjatë këtij mandati të qeverisjes vendore.
Për lajm-shqip:
Engjëll Serjani
03.03.2018