Një nga figurat më famëkeqe të mafies italiane dhe botërore Toto Riina është në grahmat e fundit të jetës. Lajmin e japin mediat italiane.
I sëmurë prej një kohe të gjata, ish bosi i mafies është shtruar në repartin e të dënuarve në spitalin e Parmas. Sipas medieve italiane, Salvatore Riina i cili sot mbush 87 vjeç, është në koma prej disa ditësh pasi i është nënshtruar dy operacioneve së fundmi.
Toto Riina i arrestuar më 15 Janar të vitit 1993 pas 24 vitesh në kërkim.
Ai konsiderohet udhëheqësi i padiskutueshëm i Cosa Nostra-s.
Riina aktualisht po vuan 26 dënime me vdekje për dhjetëra vrasje dhe masakra, duke përfshirë atë sheshin “Lazio” në Palermo, atentatet e vitit 1992 në të cilat Falcone dhe Borsellino vdiqën dhe masakrën e “via dei Georgofili” në Firence.
Ishte zgjedhja e tij të niste një luftë të armatosur ndaj shtetit italian në filli, të viteve ’90, shkruan ANSA. Ai kurrë nuk shfaqi një fije pendese për krimet e tij. Ndërsa vetëm tre vite më parë, teksa fliste me një tjetër të burgosur në burg, mburrej për vrasjen e Falcones dhe kërcënonte me vdekje magjistratët.
Procesi i fundit gjyqësor ku Riina është i pandehur, që është ende në zhvillim, i pagëzuar “Negocimi Shtet-Mafia”, e sheh mafiozin si të pandehur për kërcënime me vdekje ndaj trupës politike italiane.
Në javët e fundit Riina është operuar dy herë. Mjekët kanë paralajmëruar menjëherë se bosi mafioz, kushtet shëndetësore të të cilit janë përkeqësuar me kalimin e viteve. Ai do ti mbijetonte ndërhyrjeve kirurgjikale. Por, tashmë jeta e njeriut që tmerroi një shtet të tërë, është në fije të perit.
Burimi: Opinion