Është njoftuar nga policia greke asgjësimi i një bande e kthyer në tmerrin e argjendarive dhe banesave Athinë. Dy shtetas shqiptarë dhe tre grekë kanë përfunduar në pranga nga një operacion i policisë në shtetin fqinj.
“Tmerruan Athinën”, Mbi 800.000 euro në duart e bandës shqiptaro-greke…
Kreu i grupit, një 33 vjeçar shqiptar ishte arrestuar dhe më parë. Ai ishte dënuar me 71 vite burg. Më 24 gusht kishte arritur të arratisej nga Burgu i Tyrinthas, ku dhe vuante dënimin. Grupi në fjalë vepronte me shumë kujdes duke përdorur kode gjatë bisedave telefonike. Pasi njëri prej grabitësve maskohej me një maskë silikoni dhe i bindte të hapnin derën, vepronin pjesëtarët e tjerë të grupit. Nën kërcënimin e armëve viktimat e grabitjes detyroheshin të hapnin kasafortat. Vlera e bizhuterive dhe parave të grabitura mendohet se kalojnë shumën e 800.000 eurove. Mësohet se policia ka sekuestruar 4 pistoleta, armë gjahu, 1 kallashnikov, bizhuteri, maskë silikoni, telefona celularë dhe një shumë rreth 6200 euro.
Brikena.Lika
22.10.2018