Tërmeti godet sërish Shqipërinë, por këtë herë në qendër. Tërmeti, ka patur një magnitudë 3 ballë, të shkallës Rihter. Ai është ndierë pak pas orës 7:30 të mëngjesit të kësaj të shtune, në Tiranë dhe në verilindje të Shqipërisë.
Tiranë: Tërmeti godet sërish Shqipërinë, por këtë herë në qendër.
Lëkundjet e tërmetit, janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Shqipërinë e mesme.
Epiqendra ka qenë në Kurbnesh, ndërsa lëkundja është ndierë edhe në Kukës e Tiranë.
Vetëm një javë më parë, Lëkundje tërmeti janë ndjerë në jug të vendit tonë.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka bërë me dije, se në jug të vendit janë ndjerë lëkundje tërmeti.
Tërmeti, është regjistruar 9 kilometra në veri të qytetit të Ersekës.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 4 ballë, ndërsa raportohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytetet Korçë dhe në Përmet.
Gjithsesi, mund të kujtojmë se vëtëm 2 muaj më parë, lëkundjet më të forta u ndjenë dhe në qytetin e Bulqizës.
Sipas insitutit ndërkombëtar të tërmeteve, raportohet se tërmeti ka qenë i magnitutës 3.3 ballë. Mësohet se epiqendra ka qenë në Bulqizë, në afërsi të malit të Krastës.
Megjithatë, specialistët sizmologë thonë se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për rrezikun nga tërmetet.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
Të ngjashme mund të lexoni: