Një ditë më parë një nënë e re ka braktisur fëmijët e saj të mitur dhe është larguar. Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, pikërisht në banesat sociale në Shkozë.
Tiranë, Shkozë: Nëna e re 23-vjeçare braktis dy fëmijët e saj, 1 dhe 2 vjeç.
Ndërsa një 23-vjeçare ka braktisur dy fëmijët e saj, përkatësisht 2 dhe 1 vjeç. Nuk dihet ende motivi që e ka çuar nënë e re të lërë fëmijët, ndërsa policia po punon për kapjen e saj.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 29.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për shtetasen B.M, vjeç 23, banuese në Tiranë, pasi në Shkozë, tek banesat sociale, ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur vjeç 2 e 1. Policia po punon për kapjen e shtetases me inicialet B.M. Ajo akuzohet për ‘Braktije të fëmijëve’ sipas Nenit 124 të Kodit Penal.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili