Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot se të gjithë të ardhurit në Tiranë, në qeverisjen e PS, do të ndihen për herë të parë në vendin e tyre.
Rama po mban sot një “Kënd Fjale” në Pallatin e Kongreseve me temë “Tirane të gjithëve”, ku akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha se kërkon vete që të ardhurit të ndihen të huaj, me qëllim që të urrehen me ata që janë këtu.
Rama iu përgjigje edhe akuzave të Berishës, lidhur me përcaktimin e tij shpellarë për të ardhurit nga veriu, duke thene se ai genjen.
Saliu gënjen për shprehjen shpellarë, tha Rama, duke shtuar se, “largohem nga Shqipëria dhe ju kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve dhe ju zotohem se nuk kthehem më nëse e kam thënë.”
“Të gjithë ardhurit në Tiranë me qeverisjen tonë do të ndihen për herë të parë në vendin e tyre, dhe jo si të huaj, sepse është ai që ju do që të ndiheni si të huaj, që të urreheni me ata që janë këtu. Do t’ju kundërvejë me ata të tjerët, që në fakt ju kanë hapur derën dhe ju kanë mirëpritur. Historia e Tiranës nuk ka filluar në 90, po kështu ka qenë denbabaden, ka pasur shkodran, dibranë,, etj ka pasur të ardhur, është historia e Tiranës autoktone, këtë histori ne e njohimm mirë, por Saliu ska si ta njohë”- vijoi më tej ai.
Rama premtoi se për lagjet informate legalizimet do të jenë falas. Kreu i socialisteve mori përgjegjësi personale, duke thënë se, mbas katër vitesh do të jetë vetë ai që do të marrë përgjegjësinë kryesore, nëse çështja e legalizimeve nuk do të shohë një ndryshim radikal.
Rama tha se në 11 vite në drejtim të Bashkisë së Tiranës është krenarë për punën që ka bërë, pasi me fonde të cunguara ka mundur të ndërtojë 400 banesa.
“Nga e thënë në të bërë është një det i tërë, atë det e kanë kapërcyer vetëm socialistët që qeverisën Tiranën. Bashkia Tiranës, ndërtoi në të vetmen pronë publike, 400 banesa, me fondet e veta të kufizuara. Sikur Saliu tu donte ju, të lirë, të mirëqenë, do kishim ndërtuar 4000 apartamente.”- theksoi Rama.
15.06.2013
Burimi: Panorama