Policia e Tiranës ka vendosur që të kufizojë qarkullimin e mjeteve këto ditë, për shkak të festimeve që pritet të bëhen me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.
Në kuadër të këtyre masave më datë 28 Nëntor 2012, policia do të ndalojë qarkullimin e automjeteve dhe kufizimin e lëvizjes së mjeteve në segmentet të rrugëve si më poshtë :
• Nuk do lejohet parkimi dhe lëvizja automjeteve nga sheshi “Rilindja” deri tek sheshi “Skënderbej”
• Do bëhet bllokimi e lëvizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve në segmentin rrugor të rrugës “Bardhok Biba”.
• Do bëhet bllokimi e levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i tyre ne segmentin rrugor te rruges “Urani Pano”.
• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve ne segmentin rrogor nga kryqezimi i rruges “Barrikada” me rrugen “Dibres”, deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve ne segmentin rrogor nga Kryqezimi i rruges “Luigj Gurakuqi” me rrugen e Barrikadave (tek kryqezimi i 9-katsheve), deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do bllokohet levizja e mjeteve ne segmentin rrugor Kryqezimi i Bulevardit “Zogu i Pare” me rrugen ‘Fortuzi” deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Bllokohet segmenti rrugor nga kryqezimi i Bulevardit “Deshmoret e Kombit’ me Minsitrisne e Mbrojtjes deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Bllokohet sekmenti rrugor nga kryqezimi i rruges se “Kavajes” me rrugen “Kont Urani” deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do kete kufizime te levizjes se mjeteve pergjate Bulevardit “Deshmoret e Kombit”, Photo point me personazhe historike dhe rreth 100 animatore te veshur me veshje popullore e personazhe te lidhura me festen te cilet do te organizojne lojra dhe shperndajne flamur.
Gjithashtu, sipas policisë, nga ora 18.00 deri ne 22.00 do behet bllokimi i levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve ne segmentin rrugor nga kryqezimi i Bulevardit “Deshmoret e Kombit”, me bulevardin “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanes) deri tek sheshi “Nene Tereza” (per koncertin permbylles ne sheshin “Nene Tereza).
“Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, në mënyrë që të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete gjatë këtyre ditëve“, thuhet në një deklaratë të policisë.
26.11.2012
Burimi: Gazeta Tema