Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarje ka ndodhur në zonën e ‘Xhamlliku’-t. Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur një burrë rreth 40 vjeç.
Tiranë: Aksident i rëndë tek ‘Xhamlliku’, makina përplas një 40-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur burrin.
Burimet nga policia thanë se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin ‘Nënë Tereza’.
Burime nga dëshmitarët okularë, thonë se, 40-vjeçari, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Gjithsesi, nga kqyrja provizore e vendit të ngjarjes, ekspertët thonë se shkaqet e aksidentit, mbeten ende të paqarta.
Ndërsa, ata po punojnë pë të zbardhur dinamikën e aksidentit. Gjithashtu, burimet nga policia rrugore, bëjnë me dije se:
Policia ka mundur të shoqërojë në komisariat shoferin e automjetit, që ka përplasur qytetarin.
Aktualisht i plagosuri është shtruar në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili