Tiranë, ngjarje tragjike: Bie nga pallati dhe humb jetën i moshuari… Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, ndërsa një zotëri i moshuar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike.
Tiranë, ngjarje tragjike: Bie nga pallati dhe humb jetën i moshuari…
Mësohet se i moshuari ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i banesës së tij, në rrugën “Eshref Frashëri” në lagjen nr.4 në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku 90-vjeçari F. S, banues në Tiranë, ka gjetur vdekjen e menjëherëshme, pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së tij.
Materialet u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për vlerësimin e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
26.06.2018