Një fjalë e tepërt ndaj një vajzë që shoqërohej nga i fejuari i saj, ka sjellë një sherr me dy persona të plagosur këtë pasdite në Tiranë.
Tiranë/ I ngacmon të fejuarën, motivi i sherrit me 2 të plagosur…
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë me dije se të plagosur kanë mbetur A.M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, K.K., rreth 23-vjeçe. Ata janë transportuar në Spitalin Ushtarak dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia njoftoi se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.
A.M. dhe e fejuara e tij ishin në një lokal në zonën e Unazës së Re. Aty, sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, një person ka ngacmuar me fjalë të fejuarën e djalit. Situata agravon edhe më tej, kur djali dhe e fejuara sapo dalin nga lokali. Të dy janë goditur me thikë nga personi që më parë, prishi qetësinë e çiftit. Pas plagosjes së dyfishtë me thikë, autori është larguar nga vendngjarja.
