Duke nisur nga sot, Bulevardi i Ri nga ish-Stacioni i Trenit deri te kryqëzimi me rrugët “Siri Kodra” dhe “Jordan Misja” është funksional për
automjetet. Bashkia e Tiranës ka përfunduar segmentin e dytë prej 500 metrash të Bulevardit të Ri, si dhe sheshin e tretë në fund të tij, duke
ofruar një standard të lartë të punimeve dhe një mjedis çlodhës për banorët e zonës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi cilësinë
e punimeve, si dhe faktin që tashmë zgjidhet një nyje që shkaktonte trafik.Ai u shpreh se Bulevardi i Ri i Tiranës, me ecurinë e deritanishme
të punimeve, është dëshmi e faktit se puna dhe vullneti për të bërë gjëra të mira, triumfon mbi çdo përpjekje për ta penguar atë.
Kryebashkiaku theksoi se ky bulevard do jetë boshti i asaj që do të quhet Tirana e së ardhmes.
Visar Quni
03.02.2019