Në këto momente dhjetra qytetarë janë mbledhur përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë, ku kërkojnë lirimin e kuksianëve të arrestuar.
Ata janë ndaluar nga policia mëngjesin e sotëm me akuzën për “Shkatërrim të pronës publike”. Kjo ndodhi pas ngjarjeve të djeshme ku u shkatërrua pika e tarifimit të konceisionarit në Rrugën e Kombit.
Tiranë, dhjetra qytetarë kërkojnë lirimin e kukësianëve të arrestuar.
Qytetarët në fjalën e tyre kanë vënë në akuzë kryeministrin Rama, duke e cilësuar arrogant.
Midis personave që kanë marrë fjalën janë edhe personazhe të njohur të jetës publike.