Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte ,një tregtar në zonën e “Tregut ushqimor”, pranë zonës së njohur si “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet, ka rënë pre e grabitjes me armë .
Tiranë, bie pre e grabitjes me armë tregtari i duhanit…

Burimet e derimëtanishme tregojnë se persona të paidentifikuar i kanë marrë pronarit të një dyqani 30 steka paketash, nën kërcënimin e një sendi në dukje si armë.
Tregtari ka lajmëruar menjëherë policinë pasi ka ndodhur ngjarja.
Tashmë po merret në pyetje nga forcat blu.
Policia, nga ana tjeter po merret me identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje.
Majlinda Dumi
04.11.2018