Kapet shitësi i drogës dhe qiradhënësi, në Tiranë. Më në fund nga policia e kryeqytetit, arrestohen Hajri Mamica dhe Françesko Rrapushinga Kamza…! Dy të rinj janë vënë në pranga pasi akuzohen për shitje droge.
Tiranë: Më në fund arrestohen Mamica dhe Rrapushi nga Kamza…!
Mamica shiste drogën, ndërsa Rrapushi i kishte lëshuar atij, ambiente me qera për kultivimin e saj. Burime nga Policia e Tiranës thanë se njëri nga të arrestuarit ishte i dënuar për shitje droge.

Gjithsesi, Hajri Mamica, 34 vjeç, banues në Kamëz u arrestua nga Policia e Tiranës pasi rezultonte i dënuar në mungesë me 5 vite burg. Hajri Mamica është dënuar më 8 prill të vitit 2015, nga Gjykata e Apelit Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. 34-vjeçari Mamica, u kap nga agjentët e Policisë, në zonën e Bathores. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar atij ju gjetën 26.6 gramë Cannabis Sativa, dhe një krehër pistolete me 6 fishekë model 56.

Gjithashtu policia arrestoi dhe Françesko Rrapushin, 26 vjeç, banues në Kamëz. 26-vjecari i kishte lënë me qera shtëpinë, Hajri Mamicës. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e Rrapushit, janë gjetur 867.8 gramë Cannabis Sattiva. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Gjithsesi, pas arrestimit të dy të rinjve, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili