Është vënë nën pranga nga Policia e Tiranës, Sipërmarrësi i Ndërtimit Namik Pelivani. Arestimi i Pelivanit, është bërë, pasi, mbi biznesmenin rëndojnë dy akuza, ajo për mashtrim, dhe Evazion Fiskal.
Në Tiranë, Arestohet për Evazion Fiskal dhe mashtrim, biznesmeni Namik Pelivani.
Në një komunikatë të policisë të kryeqytetit thuhet se: Pelivani, është vënë në pranga për akuzat “Mashtrimi me pasoja të rënda” Si dhe pë Evazion Fiskal, apo për “Fshehjen e të ardhurave”.
Policia bënë me dije se: Pelivani ka mashtruar shtetasin A.L. Ai, i ka marrë shtetasit A.L, një shumë prej, 65 000 Euro dhe 3 350 000 lekë për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 107.69m2.
Banesa, ndodhet në zonën e Yzberishtit, apartament të cilin, Pelivani, e kishte shitur më parë me kontratë noteriale fiktive në vitin 2013.
Ndërsa, më pas, ai e ka rinovuar kontratën, në vitin 2016, për t’i krijuar besueshmëri klientit.
Gjithashtu, bëhet me dije se, biznesmeni, ka përpiluar dhe fatura shitjeje tatimore duke kryer transaksione monetare. Transaksionet, Pelivani nuk i ka bërë me konto bankare, me qëllim shmangien e deklarimit të të ardhurave.
Ndërsa, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e shtetasit:
Namik Pelivani, është lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë. Ai, është proçeduar disa herë më parë, për të njëjtë akuzë.
Ndërsa, me cilësinë e provës materiale të dyshuarit, policia ka sekuestruar: 6 kontrata noteriale si dhe dokumenta të ndryshme si certifikata. Po ashtu, dhe skica apartamentesh, si dhe 1 aparat telefoni celular
Nga policia, bëhet me dije, se ky shtetas është proceduar më parë edhe 5 herë të tjera nga policia për vepra të ndryshme penale.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të mësipërm, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 143/2 dhe 180 të Kodit Penal.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili