Konfiskimin I pasurisë së Mark Frrokut.. është kërkuar nga Prokuroria në Tiranë. Ndërsa, asetet pasurore të tij, fillojnë nga Orikumi i Vlorës, dhe deri në Tiranë e ishull-Lezhë…
Akuza, kërkon, konfiskimin e pasurisë së Frrokut, nga Orikumi, deri në Lezhë e Tiranë..
Kanë kaluar pak kohë, kur Gjykata e Tiranës, ka bërë sekuestrimin e disa pronave, të ish deputetit Mark Froku.
Ndërsa tani, ajo është shumë pranë, kalimit të këtyre aseteve në favor të shtetit.
Por, vendimi i asokohe i Gjykatë, ishte për gjashtë nga këto asete. Ndërsa Prokuroria kërkon të konfiskohen të nëntë pasuritë e Mark Frrokut.
Gjithsesi, pasuria e konservuar deri tani, kap vlerën e mbi 158 milionë lekë. Kjo vlerë monetare, nuk justifikon, të ardhurat e fituara në mënyrë të ligjshme nga Frroku.
Ndërkohë, Prokurori i dosjes, Klodian Braho i tha gjykatës se: Mark Frroku është dënuar në Shqipëri për tre krime. Të fshehjes së pasurisë, të pastrimit të parave si dhe ndërtim tëpaligjshëm.
Por, ai thotë se, Mark Frroku është dënuar më herët nga drejtësia holandeze për çështje droge. I regjistruar me një tjetër identitet, atë të Piro Sofranit.
Për këtë, arsye, pasuria e Frrokut dhe të afërmve të tij, iu nënshtruan kontrollit sipas ligjit antimafia.
Gjithashtu, akuza thotë se, i pandehuri ka fshehur paratë e fituara në rruge kriminale, përmes shoqërive tregtare.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili