Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme në ‘Qafë Kashar’, dy makina janë përplasur duke shkaktuar dy të vdekur e dy të plagosur.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dy automjete e përfshira në aksident janë njëra tip ‘Benz’ me targë AA 066 CN dhe një ‘Audi’ me targë AA 889 AY.
Për pasojë dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Viktimat janë shoferi dhe pasagjeri i makinës tip ‘Benz’, për nxjerrjen e trupave të tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse pasi makina ishte ndarë në dy pjesë.
Emrat e viktimave ende nuk bëhen të ditur, ndërsa sipas policisë shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe.
12.01.2013
Burimi: Balkanweb