Një fëmijë 9 vjeç është përplasur pasditen e sotme nga një automjet në Tiranë. Policia njofton se 9-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/ Aksident i rëndë, makina përplas një 9 vjeçar…
Njoftimi i policisë:
“Më datë 20.08.2018, rreth orës 17:00, në Shkozë, mjeti me targë AA 644 Sl, me drejtues shtetasin G. H., ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 9 vjeç.
Aktualisht fëmija ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.
Sa i takon drejtuesit të automjetit me iniciale G.H, ndaj tij po kryhen veprime të mëtejshme proceduriale dhe hetimore.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
20.08.2018