Tiranë: Adriatik Llalla kthehet në ‘vendin e krimit’…për të nisur ‘luftën’ me drejtësinë! Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda po shqyrton verndimin e datës 20 korrik të shkallës së parë, që vendosi sekuestrimin e disa pasurive të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.
Adriatik Llalla kthehet në ‘vendin e krimit’…për të nisur ‘luftën’ me drejtësinë
Gjykata shkallës së parë për Krimet e Rënda, në datën 20 korrik, vendosi sekuestro preventive ndaj disa pasurive të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Ndërsa Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda po shqyrton këtë verndim, me kërkesë të avokatit të Llallës.
Seanca është inicuar pas një ankimimi të depozituar nga avokati mbrojtës i Llallës, zoti Sokol Hazizaj. Ndërkohë, procesi po zhvillohet në mungesë të avokatit mbrojtës, për sa kohë avokati ndodhet me pushime. Aktualisht, akuza përfaqësohet në shkallën e dytë nga prokurori Bujar Sheshi. Ndërsa seanca, drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti.
Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo ndodhi menjëherë pas valës së akuzave që iu drejtuan atij, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare.
Dorëheqja e tij solli në fakt dhe ndërprerjen e vetingut…E cila u bë gjithashtu shkak për të hapur një seance dëgjimore, nëse duhej apo jo, vetingu. Sigurisht në këtë pikë, ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla fitoi.
Tashmë problemet ndaj ish prokurorit Adriatik Llalla, burojnë pikërisht nga godina e qelqtë. Nga e njëjta godinë, kur më herët ai drejtonte akuzën dhe gjatë analizave vjetore, u kërkonte këtyre prokurorëve, që të ishin më intesivë në hetimin e korrupsionit.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili